Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ RAI 3 dhe skandalet e zbuluara të 'Organizatës Rama'

Zbulohet prapaskena/ Rrahmani refuzoi Arsenalin në merkaton e janarit

Zbulohet prapaskena/ Rrahmani refuzoi Arsenalin në merkaton e janarit

23:21, 12/02/2020
A+ Aa A-

Napoli nuk ishte klubi i vetëm i madh që i kishte hedhur sytë Amir Rrahmanit, pasi një tjetër gjigant europian po monitoronte futbollistin e përfaqësueses së Kosovës.

Mbrojtësi ka firmosur pak ditë më parë për napolitanët, të cilëve do t’u bashkohet në verë, por më parë i tha jo një prej ekipeve më të njohur në Angli.

Verona kishte akord me Napolin që në nëntor dhe thjesht priste që të vinte periudha e merkatos së janarit që të uleshin në tavolinën e diskutimeve për kushtet e kontratës.

Por në skenë në ditët e para të janarit u shfaq ekipi i Arsenalit, i cili me sa duket kishte monitoruar me vëmendje futbollistin e Kosovës falë edhe paraqitjeve të tij ndaj përfaqësueses së Anglisë.

Verona dhe Rrahmani e refuzuan këtë mundësi, duke zgjedhur që të mbanin fjalën që i kishin dhënë Napolit.

Mbrojtësi kreu të gjitha vizitat mjekësore dhe gjeti akordin për në kontratë të rëndësishme nga e cila do të përfitojë 1,5 milionë euro në vit, ndërsa në arkat e Veronës kalonin 14 milionë euro.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco