Dua Lipa ka qenë një nga figurat kryesore të Sunny Hill Festival që prej edicionit të parë të tij, jo vetëm si artiste performuese, por edhe si bashkëthemeluese e festivalit së bashku me babain e saj, Dukagjin Lipën.
Që nga nisja e festivalit në vitin 2018, këngëtarja shqiptare me famë botërore është ngjitur tri herë në skenën e Sunny Hill në Prishtinë, duke lënë gjurmë në historinë e një prej ngjarjeve më të mëdha muzikore në Kosovë.
Pas një pauze dyvjeçare për shkak të pandemisë COVID-19, Sunny Hill u rikthye dhe Dua Lipa u ngjit sërish në skenën e festivalit në vitin 2022. Atë vit, përveç Prishtinës, festivali u organizua edhe në Tiranë, duke zgjeruar për herë të parë aktivitetin jashtë Kosovës.

Rikthimi i radhës erdhi në vitin 2025, kur Dua Lipa performoi në Sunny Hill Festival Park, duke qenë sërish një nga emrat më të mëdhenj të programit muzikor.
Me tri paraqitje në skenën e festivalit që nga themelimi i tij, Dua Lipa ka forcuar lidhjen e saj me Sunny Hill, një projekt që nga një ide familjare është shndërruar në një nga festivalet më të njohura muzikore në rajon.

© SYRI.net