Ish-tenistja e mirënjohur ruso-amerikane, Anna Kournikova, publikoi një foto të tre fëmijëve të saj më të mëdhenj, Lucy, Nicholas (8 vjeç) dhe Mary (6 vjeç), teksa festojnë fitoren e Spanjës ndaj Argjentinës në finalen e Kupës së Botës FIFA.
Në fotografinë e publikuar në Instagram, fëmijët shfaqen të veshur me fanellat e kombëtares spanjolle.
Kournikova dhe këngëtari i njohur, Enrique Iglesias, të cilët u njohën gjatë xhirimeve te vidoeklipit të këngës “Escape”, në vitin 2001 preferojnë të mbajnë larg vëmendjes publike jetën e tyre private.
Madje çifti vazhdon ta mbajë larg vëmendjes publike djalin 7-muajsh, më të voglin, Romeo, i lindur në muajin dhjetor të vitit 2025.
Së fundmi, Iglesias ka publikuar një video ku luante me Romeon në oborrin e shtëpisë, ndërsa vajzat Lucy dhe Mary e filmonin.
Iglesias ka treguar më herët se kjo është shumë e rëndësishme për të.
“Kur kthehem në shtëpi, dua që gjithçka që ndodh aty të mbetet vetëm mes meje dhe njerëzve që dua. Kam nevojë për këtë”, ka thënë ai.

© SYRI.net