Nata e mbrëmshme ishte një nga më të hidhurat e karrierës për Cristiano Ronaldon. Eliminimi nga Kupa e Botës nga Spanja, dëshpëroi kapitenin e Portugalisë, i cili e mbyll kështu Botërorin e tij të fundit.
Teksa CR7 pësonte një dhimbje të hidhur, bashkëshortja e tij Georgina Rodrigez i ka dërguar një pako gruas së rivalit të tij më të madh, Lionel Mesi.
Bëhet fjalë për disa veshje të markës Mimoa dhe këtë e ka bërë të ditur vetë Antonela, e cila e falenderon Georginën përmes një postimi në “InstaStory”.
“Faleminderit shumë. Të gjitha shumë të bukura, të uroj gjithë suksesin e botës”, shkruan ajo.

© SYRI.net