Khloé Kardashian dhe Tristan Thompson kanë lënë mënjanë të kaluarën për një arsye shumë të rëndësishme, fëmijët e tyre.
Ylli i reality show-t dhe ish-lojtari i NBA-së u panë së bashku gjatë festimeve të 4 Korrikut në Idaho, ku kaluan ditën me vajzën e tyre True dhe djalin Tatum, duke dhënë imazhin e një familjeje të bashkuar.
Dyshja u fotografua në paradën tradicionale të qytetit Coeur d’Alene, ku atmosfera festive mblodhi qindra familje. Khloé u shfaq e buzëqeshur pranë fëmijëve, ndërsa Tristan u pa duke mbajtur mbi supe djalin e vogël Tatum, që ai të shihte më mirë paradën, shkruan DailyMail.
Për festën, Khloé kishte zgjedhur një pamje tipike patriotike, me një bluzë të kuqe me mbishkrimin “USA”, xhinse të çelëta, çizme kafe dhe syze dielli, ndërsa Tristan u paraqit me një veshje sportive të thjeshtë, të përbërë nga bluzë e zezë dhe kapele.
Në postimet e saj nuk munguan as selfiet familjare dhe pamjet nga atmosfera festive, ku fëmijët dukeshin se po shijonin çdo moment të festës.
Edhe pse lidhja e tyre romantike mori fund pas një sërë skandalesh dhe tradhtish, Khloé Kardashian dhe Tristan Thompson vazhdojnë të bashkëpunojnë për rritjen e dy fëmijëve të tyre, duke treguar se mirëqenia e tyre mbetet prioriteti kryesor./TMZ
© SYRI.net