Këngëtarja e njohur Camila Cabello ishte e pranishme në ndeshjen mes Brazilit dhe Skocisë, përballje në kuadër të fazës së grupeve të Kupës së Botës.
Artistja është parë në pjesën e tribunave VIP të stadiumit, e veshur me fanellën e Brazilit për të shprehur mbështetjen e saj për “Seleção”-n.
Prania e saj nuk kaloi pa u vënë re nga tifozët dhe mediat e pranishme në stadium.
Cabello, e cila ka origjinë nga Kuba, duket se po bënte tifo për Brazilin dhe po e shijonte në maksimum atmosferën e ndeshjes.
Këngëtarja pa kombëtaren braziliane duke krijuar një epërsi të thellë prej 3-0 para se të mbushej një orë lojë, duke dominuar përballjen ndaj Skocisë.
Një nga protagonistët kryesorë të ndeshjes ishte Vinicius Junior, i cili realizoi dy gola dhe luajti rol vendimtar në suksesin e ekipit të tij.
© SYRI.net