Madonna ka rrëmbyer vëmendjen e të pranishmëve gjatë prezantimit të koleksionit të shtëpisë së modës Saint Laurent në kuadër të Javës së Modës për Meshkuj në Paris.
Ikona e muzikës pop, 67 vjeçe, u shfaq me një fustan të shkurtër të kuq me dantellë, të kombinuar me taka rozë, duke dëshmuar edhe një herë stilin e saj të veçantë dhe paraqitjen që sfidon moshën.
Këngëtarja ishte ulur në rreshtin e parë të eventit prestigjioz, përkrah emrave të njohur të botës së artit dhe modës, mes tyre Kate Moss, Rami Malek, Charli XCX dhe Austin Butler. Eventi u zhvillua në ambientet e Bourse de Commerce në Paris.
Gjatë mbrëmjes, Madonna u pa duke shkëmbyer një përqafim të ngrohtë me këngëtaren Charli XCX, e cila gjithashtu kishte zgjedhur një veshje të kuqe tërheqëse.
Paraqitja e saj në Paris vjen pak ditë pasi artistja foli hapur për sfidat personale dhe traumat familjare në një intervistë të re për revistën Interview. Madonna tregoi se albumi i saj më i fundit, Confessions II, është frymëzuar nga ngjarje të vështira familjare, përfshirë vdekjen e vëllait të saj Christopher Ciccone dhe të njerkës Joan.
“Kam kaluar shumë gjëra në jetën time personale. Vëllai im ishte shumë i sëmurë dhe njerka ime, me të cilën kam pasur një marrëdhënie të vështirë gjatë fëmijërisë, sapo kishte ndërruar jetë”, u shpreh ajo.
Sipas këngëtares, përjetimet personale u reflektuan në procesin krijues të albumit, duke e shtyrë të shkruante këngë që trajtojnë trauma familjare dhe emocione të forta.
Madonna la të kuptohej gjithashtu se në të kaluarën ka pasur vështirësi në marrëdhënien me vajzën e saj të madhe, Lourdes Leon, e cila është bashkautore e një prej këngëve të albumit.
Ajo tregoi se bashkëpunimi muzikor me Lourdes, të cilën e thërret edhe me nofkën “Lola”, ishte një mënyrë për të përmirësuar dhe forcuar raportin mes tyre.
“Vajza ime më propozoi të shkruanim një këngë së bashku si një mënyrë për të shëruar marrëdhënien tonë. Ishte një moment shumë i rëndësishëm”, tha Madonna.
Lourdes Leon, tashmë 29 vjeçe, ka ndërtuar karrierën e saj si modele, artiste dhe muzikante, ndërsa së fundmi është përfshirë edhe në projektet e reja artistike të nënës së saj./ Daily Mail
© SYRI.net