Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 24-të e protestës qytetare, kërkohet dorëheqja e Edi Ramës

Romeo Beckham nis karrierën në aktrim, debuton me filmin 'Forty Love'

Romeo Beckham nis karrierën në aktrim, debuton me filmin 'Forty Love'

16:26, 23/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Romeo Beckham, djali i ish-futbollistit të njohur David Beckham dhe stilistes Victoria Beckham, do të bëjë debutimin e tij në aktrim me filmin "Forty Love", i cili pritet të dalë në kinema më vonë gjatë këtij viti.

23-vjeçari po nis një kapitull të ri në karrierën e tij pas largimit nga futbolli në vitin 2024, kur ishte pjesë e ekipit B të Brentfordit.

Filmi, i drejtuar nga Pierre-Ange Carlotti, zhvillohet në Rivierën Franceze dhe rrëfen historinë e Sacha Gallo, një talent i ri i tenisit që stërvitet nga i ati me synimin për të fituar një trofe të madh në Paris.

Megjithatë, rrugëtimi i tij merr një kthesë të papritur kur përballet me një rival të ri, të interpretuar nga Romeo Beckham. Personazhi i tij jo vetëm që sfidon aftësitë sportive të protagonistit, por edhe bindjet e tij për jetën dhe vetveten.

Sipas përshkrimit të filmit, protagonisti përballet për herë të parë me një kundërshtar krejt ndryshe: dashurinë, e cila shfaqet si një forcë sa emocionuese, aq edhe destabilizuese.

"Forty Love" përshkruhet si një histori romantike dhe e ndjeshme për rritjen personale, sportin e nivelit të lartë dhe emocionet që fshihen pas suksesit.

Në kastin e filmit bëjnë pjesë edhe Paul Kircher, Guillaume Canet, Catherine Deneuve dhe Benjamin Voisin, ndërsa kolonën zanore do ta realizojnë 070 Shake dhe Johan Lenox.

Image

Ndërkohë, është publikuar edhe imazhi i parë i Romeo Beckham në rol, ku ai shfaqet me flokë shumë të shkurtra përballë aktorit Paul Kircher.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco