Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta anti-qeveritare në ditën e 17-të, qytetarët marshojnë në kryeqytet

Ed Sheeran tërhiqet përkohësisht nga muzika: Dua t’i përkushtohem familjes

Ed Sheeran tërhiqet përkohësisht nga muzika: Dua t’i përkushtohem familjes

11:30, 16/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Këngëtari britanik Ed Sheeran ka bërë të ditur se do të tërhiqet përkohësisht nga muzika pas përfundimit të turneut të tij aktual, duke theksuar se dëshiron të kalojë më shumë kohë me familjen dhe të fokusohet në jetën si baba.

Gjatë koncertit të parë të turneut të tij në Amerikën e Veriut, në Arizona, Sheeran iu drejtua publikut duke lënë të kuptohet se kjo mund të jetë hera e fundit që performon për një periudhë të gjatë kohe.

“Kjo do të jetë hera e fundit që jam këtu për një kohë. Mund të bëj një pushim kur të mbarojë turneu dhe të jem baba për një kohë. Nëse nuk ju shoh për një kohë, ju dua dhe ju falënderoj që erdhët”, u shpreh këngëtari para fansave.

Cherry Seaborn, bashkëshortja e artistit, është nënë e dy fëmijëve me këngëtarin, me të cilin është martuar që prej vitit 2019.

Ky nuk është rasti i parë që artisti britanik bën pauza nga muzika, pasi edhe më herët është tërhequr për periudha të caktuara për t’iu përkushtuar jetës familjare dhe projekteve personale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco