Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ Ndikimi i narko-eurove në ekonomi

E papritur/ Gresa largohet nga Ferma Vip: Ndihem e rënduar psikologjikisht...

E papritur/ Gresa largohet nga Ferma Vip: Ndihem e rënduar psikologjikisht...

08:19, 09/05/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Këngëtarja Gresa Sekiraqa ka vendosur të largohet nga Ferma Vip.

Ajo tha se gjendja e saj është rënduar që pas qëndrimit tek Fakiri, e cila më pas ka pasuar edhe me ngjarjet e tjera, me daljen e Adit dhe të Olës.

Kjo kërkesë e Gresës është pranuar menjëherë nga moderatorja Arbana Osmani, e cila tha: “Gresa do të insistoja siç kam bërë edhe me të tjerët të qëndroje, por nuk po e bëj. Kemi gjëra për të diskutuar, kështu që po të pres në studio”.

Gresa, gjatë këtyre ditëve, i tha Olës se ka marrë mesazhe nga menaxheri i saj përmes një droni, ndërsa sot u pa edhe ndryshimi që këngëtarja kishte në qasjen e saj me Mozën, përplasjet me të cilën kanë qenë të ashpra dhe të forta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco