DJ Gimbo tregon këshillën që i ka dhënë Gjesti para se të hynte në BBVA

DJ Gimbo tregon këshillën që i ka dhënë Gjesti para se të hynte në BBVA

18:48, 25/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

DJ personal i Gjestit, fituesit të Big Brother VIP Albania 4, Gimbo, është bërë banori më i ri i këtij formati.

Ai iu bashkua shtëpisë më të famshme të shtunën, ku pas tij u fut edhe këngëtarja Baby G.

I njëjti tregon edhe një këshillë që ka marrë nga miku i tij i ngushtë për lojën brenda.

“Këshilla që më ka dhënë Gjesti, shko edhe fito”, u shpreh ai.

Mbetet për t’u parë se si do të jetë loja e DJ Gimbos dhe nëse ka marrë ndonjë mësim nga Gjesti.

Ky i fundit ka kohë që ka bërë një tërheqje nga rrjetet sociale pasi vëllai i tij vdiq në një aksident me motoçikletë.

Kjo ishte një tronditje e madhe për artistin dhe familjen e tij në vitin që lamë pas. /Telegrafi


© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco