Dy artistë të papërcaktuar në gjini, kanë arritur që të kalojnë në finalen e 'Eurovision 2024'

Dy artistë të papërcaktuar në gjini, kanë arritur që të kalojnë në finalen e 'Eurovision 2024'

14:01, 10/05/2024
A+ Aa A-

Përfaqësuesit e këtij viti në Eurovision, Nemo nga Zvicra dhe Bambie nga Irlanda, janë shpallur si persona jo-binarë (të papërcaktuar në gjini).

Ata përdorin përemrin “ai” dhe “ajo”. Në një konferencë për shtyp pas gjysmëfinales së dytë të Eurovisionit u diskutua rreth kësaj çështje.

“Është e mrekullueshme që e dimë që nuk jemi vetëm këtë vit dhe që jemi së bashku në këtë. Kemi kaq shumë gjëra të përbashkëta dhe e kuptojmë njëri-tjetrin dhe mund të ndajmë përvojat tona mes vete. Jemi shumë falënderues për këtë. Është e rëndësishme që këtë vit mund të paraqesim njerëzit sepse ka kaq shumë artistë si ne”, tha Nemo.

“Ka kaq shumë artistë ‘queer’ dhe njerëzit na shohin dhe frymëzohen. E dimë sa shumë na kanë nënkuptuar ikonat ‘queer’ gjatë jetës sonë. Jemi të lumtur që jemi pjesë e kësaj”, përfundon Nemo.

Zvicra garoi në gjysmëfinalen e dytë të Eurovisionit me këngën “The Code” dhe kaloi në finalen ku performon në vendin e 21-të.

Irlanda garoi në gjysmëfinalen e parë, pak kohë para “Baby Lasagne”. Ata garojnë me këngën “Doomsday Blue” dhe në finale do të performojnë në renditje të 10-tët.

Edhe pse performanca e tyre u quajt nga shumë njerëz “sataniste”, Bambie është në vendin e pestë në bastet e fituesve të Eurovisionit”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco