Eurovision 2024: Rregullat e garës dhe shtetet që do të performojnë

Eurovision 2024: Rregullat e garës dhe shtetet që do të performojnë

11:43, 10/05/2024
A+ Aa A-

Festival i këngës së Eurovision është një ndër eventet më të rëndësishme muzikore në Europë dhe ndiqet me interes nga mbarë bota. Ai organizohet dhe zhvillohet nga Unioni Evropian i Transmetuesve dhe në të përfshihen përfaqësime muzikore nga Europa dhe më gjerë.

Secili pjesëmarrës në Eurovision ka kohë deri në mes të marsit për të përzgjedhur këngën me të cilën do të përfaqësohet (paraprakisht kënga përzgjidhet në një festival që organizohet në vend, si Sanremo në Itali, Festivali i Këngës në Shqipëri etj). Historikisht, Eurovision-i mbahet në maj dhe ndahet në 3 net: Gjysmëfinalja e parë; Gjysmëfinalja e dytë dhe Finalja.

Në këtë garë, kalojnë direkt në finale 5 shtete, të cilat për shkak të kontributit të tyre financiar, të cilat emërohen si “Big Five”. Këto vende janë: Franca, Gjermania, Italia, Spanja dhe Mbretëria e Bashkuar. Atyre u bashkohet edhe vendi që fitoi garën e para një viti, në këtë rast, Suedia.

Rregullat që ndiqen nga artistët:

- Kënga duhet të jetë origjinale dhe nuk duhet të zgjasë më shumë se 3 minuta

- Performaca duhet të jetë live

- Nuk mund të ngjiten në skenë më shumë se 6 performues

Shtetet që do të performojnë në mbrëmjen finale:

Suedia (Përfaqësohet me “Unforgettable” – Marcus & Martinus)

Ukraina (Përfaqësohet me “Teresa & Maria” nga alyona alyona & Jerry Heil)

Gjermania (Përfaqësohet me “Always On The Run” nga ISAAK)

Luksemburgu (Përfaqësohet me “Fighter” nga TALI)

Holanda (Përfaqësohet me “Europapa” nga Joost Klein)

Izraeli (Përfaqësohet me “Hurricane” nga Eden Golan)

Lituania (Përfaqësohet me “Luktelt” nga Silvester Belt)

Spanja (Përfaqësohet me “Zorra” nga Nebulossa)

Estonia (Përfaqësohet me “(nendest) narkootikumidest ei tea me (küll) midagi” nga 5MIINUST x Puuluup)

Irlanda (Përfaqësohet me “Doomsday Blue” nga Bambie Thug)

Letonia (Përfaqësohet me “Hollow” nga Dons)

Greqia (Përfaqësohet me “ZARI” nga Marina Satti)

Mbretëria e Bashkuar (Përfaqësohet me “Dizzy” nga Olly Alexander)

Norvegjia (Përfaqësohet me “Ulveham” nga Gåte)

Italia – (Përfaqësohet me “La Noia” nga Angelina Mango)

Serbia (Përfaqësohet me “Ramonda” nga Teya Dora)

Finlanda (Përfaqësohet me “No Rules!” nga Windosws95man)

Portugalia (Përfaqësohet me “Grito” nga iolanda)

Armenia (Përfaqësohet me “Jako” nga Ladaniva)

Qiproja (Përfaqësohet me “Liar” nga Silia Kapsis)

Zvicra (Përfaqësohet me “The Code” nga Nemo)

Sllovenia (Përfaqësohet me “Veronika” nga Raiven)

Kroacia (Përfaqësohet me “Rim Tim Tagi Dim” nga Baby Lasagna)

Gjeorgjia (Përfaqësohet me “Firefighter” nga Nutsa Buzaladze)

Franca (Përfaqësohet me “Mon Amour” nga Slimane)

Austria (Përfaqësohet me “We Will Rave” nga Kaleen)

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco