Punonjësi padit Megan Thee Stallion: Më ofendoi & bëri seks para syve të mi

Punonjësi padit Megan Thee Stallion: Më ofendoi & bëri seks para syve të mi

13:29, 25/04/2024
A+ Aa A-

Ish kameramani i Megan Thee Stallion ka paditur reperen për krijimin e një ambienti armiqësor pune, duke pretenduar se ajo e ka detyruar atë ta shikojë teksa kryen marrëdhënie seksuale me një grua tjetër.

Emilio Garcia ngriti padinë në Los Anxhelos të martën, më 22 prill.  Kameramani, i cili kishte punuar me reperen që nga viti 2018, dyshohet se ishte dëshmitar i incidenti, pasi ai pretendon se ka qenë në makinë në atë moment. “Mos fol kurrë për atë që ke parë,” thuhet se i tha Megan Thee Stallion Garcia të nesërmen, sipas padisë, shkruan Page Six. 

 

Garcia i tha NBC News për incidentin: “U ndjeva në siklet. Isha disi i ngrirë dhe i tronditur nga guximi i saj për ta bërë këtë pranë meje.”

Në ankesë thuhet gjithashtu se reperja e ka ofenduar gjatë të njëjtit udhëtim në Spanjë, me komente të tilla si: “m*u i trashë “, “pështyj ushqimin” dhe “nuk ke nevojë të hash”.

Garcia pretendon se pas udhëtimit, Megan e ndryshoi pagën e tij nga një tarifë mujore prej 4,000 dollarësh në një sistem “pagimi për punë” , që ai të fitonte më pak.

Ai gjithashtu pretendon se ka pësuar humbje të konsiderueshme të të ardhurave që arrijnë në më shumë se gjashtë shifra në paga, sëmundje, shqetësime emocionale, shpenzime mjekësore dhe më shumë.

“[Ai] duroi një breshëri komentesh të pamëshirshme seksuale rreth peshës së tij që e zhytën në shqetësim të thellë emocional ,” sipas ankesës, duke pretenduar më tej se kameramani tani lufton me “ankthin në rritje, depresionin dhe shqetësimin fizik që rrjedhin nga vendi toksik i punës”.

Përveç Megan Thee Stallion, Garcia po padit gjithashtu Megan Thee Stallion Entertainment, Inc., Hot Girl Touring, LLC dhe Roc Nation për ngacmime dhe shkelje të tjera të supozuara të kodit të punës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco