Fotoja e edituar e Mark Zuckerberg çmendi rrjetin: 'Ai duket kaq ndryshe, kaq s*ksi'

Fotoja e edituar e Mark Zuckerberg çmendi rrjetin: 'Ai duket kaq ndryshe, kaq s*ksi'

11:36, 20/04/2024
A+ Aa A-

Mark Zuckerberg është trend në rrjetet sociale, veçanërisht në X (ish-Twitter), për shkak të një fotoje të edituar, ku ai shfaqet me mjekër.

Image

 Ndryshimi është i dukshëm dhe njerëzit thjesht s’po mbajnë dot veten dhe komentet. Fotoja e edituar është marrë nga një video e publikuar në Instagram nga vetë bashkëthemeluesi i Facebook, i cili njoftonte se Meta do të publikojë një version të ri të inteligjencës artificiale.

Në video, Mark tregon kaçurrelat e tij të shkurtra dhe shfaqet i veshur me një bluzë të thjeshtë blu dhe me një varëse floriri. Megjithëse qëllimi i tij ishte të njoftonte njerëzit për risinë, rrjeti veç aty nuk u përqendrua.

“I duhej thjesht një mjekër që të kalonte nga Robo-Zuck në një Yll-Zuck”, shkroi dikush; “Ai duket kaq ndryshe, kaq seksi”; “Sa kapituj kam humbur? Pse duket kaq seksi?”; “Do i jepja më shumë se thjesht të dhënat e mia” ishin disa nga komentet në rrjetet sociale.

Gjithsesi, i gjithë ky entuziazëm u shua deri diku, pasi ja si duket fotoja e vërtetë:

Image

E dimë që askush nuk e ka mendjen, por inteligjenca artificiale e Meta-s duket nam. Domethënë, shih sa e vërtetë duket mjekra e Mark.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco