Sara Gjordeni shtatzënë, reagon Bardhi: Faleminderit Zotit, inshallah e përjeton secili prej jush

Sara Gjordeni shtatzënë, reagon Bardhi: Faleminderit Zotit, inshallah e përjeton secili prej jush

09:20, 19/04/2024
A+ Aa A-

Sara Gjordeni dhe Bardhi së shpejti do të bëhen prindër. Lajmin e konfirmoi vetë dyshja përmes një postimi në rrjetet sociale. Ishte ish-banorja e BBVA-s, që publikoi një video të barkut derisa bëri edhe dedikimin për foshnjën e tyre në ardhje.

 

“Faleminderit Zotit… Këtë gëzim deshta me e nda me të gjithë ju. E inshallah e përjeton secili prej jush se s’paska ndjenjë më të bukur e më të shenjtë”, shkroi artisti përmes një postimi.

Image

Dyshja kishin nisur lidhjen brenda shtëpisë së BBVA-s dhe ishin ndër çiftet më të përfolur brenda këtij formati. Bardhi vazhdimisht i kishte thënë Sarës që e shihte si nënën e fëmijëve të tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco