Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

'Donald Veshaj nuk e fitoi ‘Big Brotherin’…/ Ronaldo Sharka tregon arsyen pse aktori nuk u shpall fitues i çmimit të madh!

'Donald Veshaj nuk e fitoi ‘Big Brotherin’…/ Ronaldo Sharka tregon arsyen pse aktori nuk u shpall fitues i çmimit të madh!

18:40, 16/04/2024
A+ Aa A-

Moderatori Ronaldo Sharka ditën e sotme ka qenë i ftuar në emisionin “Wake Up”, ku ka anaizuar lojën e banorëve të “Big Brother VIP3”.

Teksa u shpreh se Meriton Mjekiqi është një ndër pretendentët për të fituar çmimin e madh këtë sezon, Ronaldo tregoi arsyen se pse Donald Veshaj nuk u shpall fitues i “BBV1”.

Sipas moderatorit ish-banori mori vendin e dytë sepse një votues dëshiron që të ndihet i përfaqësuar nga fituesi.

“Arsyeja pse Donald Veshaj nuk fitoi Big Brotherin ishte sepse nuk votojnë njerëzit e Instagramit. Është shumë e thjeshtë, voton një shikues që dëshiron të ndihet i përfaqësuar nga fituesi i ‘Big Brotherit’”– tha Ronaldo.

Opinionin e ish-banorit e mbështeti edhe moderatori Blendi Salaj, sipas të cilit shumica e fansave të Donaldit ishin adoloshentë dhe nuk kishin para për të votuar.

“Po e vërtetë sepse shumë nga fansat e Donaldit ishin para moshës për punë, s’kishin para. Ishin të vegjël, adoloshentë” – u shpreh Blendi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco