Modelja Nina Agdal është shtatzënë, në pritje të fëmijës së parë me Logan Paul!

Modelja Nina Agdal është shtatzënë, në pritje të fëmijës së parë me Logan Paul!

14:30, 16/04/2024
A+ Aa A-

Ylli i YouTube Logan Paul do të bëhet baba për herë të parë me partneren e tij, modelen Nina Adgal.

Lajmin e bukur ata e dhanë me anë të një postimi të përbashkët në rrjetin social Instagram, ku zbuluan se janë në pritje të fëmijës së tyre të parë,

"Një tjetër Paul vjen këtë vjeshtë", kanë shkruar ata përkrah dy fotove ku duken të lumtur në krahët e njëri-tjetrit, teksa në duar Logan Paul mban ekon e bebit, të cilit ende nuk ja kanë zbuluar gjininë.

Lajmin Logan Paul e ka ndarë edhe në Instagram Story, duke theksuar “kapitulli tjetër do të jetë shumë i veçantë”, teksa e ka shoqwruar postimin me një emoji me zemër.

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Logan Paul (@loganpaul)

 

Lajmi vjen rreth një vit pas fejesës së tyre në Liqenin Como, Itali. Dyshja kishin filluar të takoheshin në verën e vitit 2022 përpara se të dilnin zyrtarisht në dhjetor të atij viti.

Familja e Loganit ka ndarë gëzimin në rrjetet sociale, babai i tij Greg Paul komentoi në postimin e 29-vjeçarit, "URIME! Mezi pres të bëhem GrandPaul!" Ndërkohë, vëllai i tij më i vogël Jake Paul ndau lajmin në Instagram Stories, duke shtuar: "Familja Paul rritet. Shumë e lumtur për ju".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco