Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Veliaj takon shokët në SPAK

Kunja dhe ofendime: Ç’po ndodh mes Drake, Kendrick Lamar dhe reperëve të tjerë?

Kunja dhe ofendime: Ç’po ndodh mes Drake, Kendrick Lamar dhe reperëve të tjerë?

11:46, 16/04/2024
A+ Aa A-

Je apo jo fans/e i/e hip-hop-it, nuk ka rëndësi, pasi me shumë gjasa s’u ke shpëtuar lajmeve dhe diss-eve në të cilët janë përfshirë reperët. Drake, Kendrick Lamar, J. Cole, Future, Metro Boomin dhe Rick Ross, janë përfshirë në një vorbull kunjash dhe publikimi këngësh.

Fillimisht, zanafilla e këtij debati ishte Kendrick Lamar, 36 vjeç, i cili në këngën “Like That”, me Future dhe Metro Boomin, u bëri diss J.Cole dhe Drake. Që prej atij momenti, gjërat kanë marrë tatëpjetën.

Në këngë, Kendrick ua bën të qartë reperëve se ai është i pari!

6 tetor – J. Cole dhe Drake publikojnë “First Person Shooter”

Image

Tani, përgjigjja e Kendrick e ndezi debatin, por në fakt, J. Cole dhe Drake e kanë përmendur Kendrick në këngën “First Person Shooter”. Ndryshe nga ç’mendon, përmendja ishte për mirë, pasi J. Cole e konsideron veten, Drake dhe Kendrick si “big three”, ose “treshen e madhe në rap”.

22 mars – Kendrick, Metro dhe Future publikojnë “Like That”

Image

Lamar s’ishte aspak një adhurues i komentit “big three” nga Cole, ndaj 5 muaj më vonë, publikoi “Like That”. Në vargun e Kendrick, ai deklaron: “Motherf*ucker, the big three/ It’s just big me”, duke e pozicionuar veten të parin.

Më pas, i bën diss Drake, duke i thënë praktikisht se albumet e tij nuk ishin aq të mirë sa artisti mendon.

5 prill – J. Cole publikon “7 minutes drill”

Image

J. Cole publikoi albumin e tij surprizë, “Might Delete Later” në prill. Në album përfshihet edhe “7 Minutes Drill”, e cila i drejtohet direkt Lamar. Cole thotë se albumi i parë i Kendrick ishte klasik, ndërsa i fundit tragjik. Sipas tij, albumi i tretë i reperit ishte më i miri i tij dhe më pas, e quajti “mesatar”.

7 prill – J. Cole kërkon ndjesë për këngën “7 minutes drill”

Image

Dy ditë më vonë, Cole u pendua dhe më mes të koncertit të tij në Karolinën veriore, u mundua t’i jepte fund diss-ave. Ai tha publikisht se kohët e fundit i është cenuar paqja dhe është diçka që nuk e bën të ndihet mirë: “U ndjeva shumë konfliktual dhe nuk dua të ndihem kështu. Bota do të shohë gjak. Dua t’ju them të gjithëve se shpirti im do të nxjerrë këtë muzikë jashtë tij”, duke i kërkuar më tej falje Kendrick. Kënga e tij "7 minutes drill" u fshi nga platformat muzikore disa ditë më vonë.

12 prill – Future dhe Metro Boomin publikojnë “We Don’t Trust You”

Image

Pasi reperi J. Cole i kërkoi ndjesë Kendrick, Metro Boomin u rikthye sërish në një album të ri që përfshin disa bashkëpunime, me The Weeknd dhe A$AP Rocky dhe me vetë J. Cole.

Në këngën “All to Myself”, The Weeknd mbron miqtë e tij dhe praktikisht thotë se Drake e publikoi vetë videon virale në të cilën shfaqej duke u masturbuar dhe për shumë kohë, interneti u fiksua me madhësinë e penisit të tij.

Edhe A$AP Rocky i bëri diss Drake në këngën “Show of Hands”, ku flet për gjithë kunjat që Drake i ka hedhur asaj nëpër këngë, duke treguar se ka në krah një ndër vajzat “më të këqija”.

13 prill – Drake publikon “Push Ups”

Image

Drake publikoi “Push Ups (Drop and Give Me 50)”. Kënga u kthen përgjigje të gjithë diss-eve. Ai tallet me bashkëpunimin e Kendrick me Taylor Swift dhe Maroon 5. Më pas, e krahason me reperët e tjerë, duke i thënë: “Ti nuk bën pjesë në treshen e madhe/ SZA te fshiu/ Travis të fshiu/ Savage të fshiu/ Do e ndjesh pasojat e kësaj që shkrova”.

Gjitashtu, ai thotë se nuk i intereson se ç’thotë Cole, pasi kënga e Kendrick ishte e dobët. Më pas, “sulmon” edhe Rick Ross, Future dhe Metro Boomin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco