Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Veliaj takon shokët në SPAK

Dafina Zeqiri zbulon kur do të ndodhë dasma dhe një detaj për fustanin e nusërisë!

Dafina Zeqiri zbulon kur do të ndodhë dasma dhe një detaj për fustanin e nusërisë!

09:31, 16/04/2024
A+ Aa A-

Në të rrallat dalje televizive, Dafina Zeqiri, këngëtarja e shumë hiteve dhe prej vitesh shumë e kërkuar në krejt diasporën, rrëfeu detaje të reja nga jeta profesionale e personale. Rrjeti ka qenë këto kohë plot me zëra për lidhjen e saj por mesa duket dasma është gati.

Nga fundi i vitit kemi ndërmend të martohemi nuk duam të martohemi në verë se është shumë nxehtë. Por po, do të ketë dasmë.

A kanë filluar ethet e përgatitjes? Ermal Peçi e pyeti se si janë ndarë detyrat në çift teksa me shaka Dafina u shpreh se Kreshnikut si burrë i takon më shumë përgjegjësi për organizimin.

Kjo puna e listës është tmerr, dikush do mërzitet dikush do thotë diçka. Por të jem e sinqertë s’do merakosem për këtë pjesë, dasma do jetë dita më e rëndësishme e jetës sime dhe Kreshnikut dhe kjo vlen më shumë.

Shpesh ajo ka guxuar me veshjet e saj skenike, a do të guxonte edhe në dasëm me fustanin e nusërisë?

Do jem një nuse me fustan të bardhë, nuk do të eksperimentoj. Fustanin tim të nusërisë do t’ia trashëgoj vajzës.

Pra duket se dëshira e Dafinës lidhur me fëmijët është të ketë edhe një vajzë!

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco