Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

VIDEO/ Dikur këndonte në favor të Diddy, Kesha ndryshon tekstin e këngës 'Tik Tok'

VIDEO/ Dikur këndonte në favor të Diddy, Kesha ndryshon tekstin e këngës 'Tik Tok'

22:05, 15/04/2024
A+ Aa A-

Këngëtarja Kesha bëri një ndryshim në teksin e këngës së saj në mes të dramës ligjore të vazhdueshme të reperit Diddy. Këngëtarja 37-vjeçare bëri një paraqitje surprizë gjatë performancës së Reneé Rapp në Coachella këtë fundjavë, duke gjetur kohë për të modifikuar tekstin e këngës së saj hit "TiK ToK".

Duke u ngjitur në skenë e veshur me një bluze ku shkruhej "Unë jam mama", këngëtarja bëri një deklaratë të qartë në rreshtin e hapjes së këngës së saj të vitit 2010.

"Zgjohu në mëngjes si f**k P. Diddy," bërtitën Kesha dhe Rapp, duke e kthyer mikrofonin drejt turmës masive. Teksti origjinal ishte "zgjohu në mëngjes duke u ndjerë si P. Diddy" ndërsa tani kënga kthehet direkt në ofendim ndaj reperit.

Ndryshimet vijnë në mes të betejave të vazhdueshme ligjore të producentit dhe reperit Diddy. Vetë Kesha së fundmi i dha fund betejës së saj ligjore nëntëvjeçare me ish-producentin e saj muzikor, Dr. Luke.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco