Lajmi i fundit

INTERVISTA/ Shqipëria narko-shtet: Filiberto Zaratti kërkon interpelancë me Melonin

Justin Bieber dhe Hailey janë ndarë? Kjo video tregon gjithçka

Justin Bieber dhe Hailey janë ndarë? Kjo video tregon gjithçka

11:28, 14/04/2024
A+ Aa A-

Justin Bieber dhe partnerja e tij Hailey Bieber u panë krah njëri-tjetrit gjatë hapjes së Coachella-s të premten duke dëgjuar interpretimin e Lana Del Ray.

Dyshja, për të cilën është përfolur se janë ndarë, është filmuar, në dukje më të dashuruar se kurrë.

Justin u pa duke përkëdhelur kokën e modeles para se ta puthte në ballë.

Prej disa kohësh shqetësimet për lidhjen e tyre janë bërë temë diskutimi.

Në shkurt, babai i Hailey-t, Stephen Baldwin, shpërndau një video nga Victor Marks, duke i kërkuar fansave të luten për Justin dhe Hailey.

Më pas, Hailey dhe Justin u fotografuan duke shkuar në kishën në Beverly Hills, Kaliforni, ku dukeshin të ndrysur, gjë që nxiti më tej thashethemet.

Megjithatë, në mars, Hailey kritikoi llogaritë që promovonin artikuj të pavërtetë në lidhje me martesën e saj dhe si për ta theksuar se nuk ka krisje, ndau një video kujtimesh me Justin, në rastin e 30-vjetorit të tij.

‘Fjalët nuk mjaftojnë për të të përshkruar ty, - shkroi ajo me 1 mars. -Gëzuar datëlindjen... dashuria e jetës sime, përgjithmonë.’

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco