Marrëdhëniet toksike: Si ta identifikosh abuzuesin psikologjik?

Marrëdhëniet toksike: Si ta identifikosh abuzuesin psikologjik?

15:40, 11/04/2024
A+ Aa A-

Për vite me radhë, shoqëria, ligji dhe mjekësia e kanë nënvlersuar abuzimin psikologjik edhe pse aktualisht është shumë më i përhapur sesa e mendojmë. Në raste ekstreme, kjo gjendje ka vërtetuar se çon në shfaqjen e sëmundjeve të ndryshme dhe gjendjeve të rënduara psikologjike.

Edhe pse kjo formë abuzimi shfaqet në mënyra të ndryshme në çdo raport: shoqëror, familjar apo miqësor, më e vështirë për t’u kuptuar është në marrëdhëniet romantike. Arsyeja është fakti se lidhja e fortë emocionale mes dy personave të dashuruar e bën të vështirë të dallohet kur raporti po shkon drej keqtrajtimit.

Terapistët thonë se zakonisht personi që vuan abuzimin është në një pozicion të pabalancuar me partnerin. Abuzuesi zakonisht është dominant, por viktima nuk e kupton qartë këtë diferencë.

Në çiftet normale, ka një respekt të dyanshëm mes të dy partnerëve në përditshmëri dhe çështje me rëndësi. Ndërsa në marrëdhënie abuzive, ai që e ‘torturon’ viktimën përpiqet ta mbajë marrëdhënien si dominant me çdo kusht.

Por kush është abuzues në një lidhje?

Psikologët thonë se është e pamunduar të ndërtosh një profil 100% të saktë për një abuzues, por nga studimet e bëra dhe sondazhet, 75-80% e burrave dhe djemve që abuzojnë duken si persona normalë, ndërsa 7-8% e tyre kanë tipare të dukshme që lidhen me probleme mendore apo abuzim me substanca, e varësi të tjera.

Psikologët kanë ndërtuar dy profile të përafërta për të cilët duhet të tregosh kujdes:

Keqtrajtuesi “i/e vogël”

Ky rast përfshin burrat ose gratë që mes sjelljes të tregojnë se mosha e tyre reale nuk përputhet me atë që po i japin marrëdhënies. Këta persona kanë përgjithësisht sjellje shumë fëminore dhe nuk dinë të komunikojnë si të rritur në marrëdhënie. Po ashtu, koncepti i tyre për dashurinë përgjithësisht është i gabuar. Ata kanë sjellje kontrolluese, posesive dhe e detyrojnë partnerin t’u përshtatet nevojave dhe dëshirave të tyre pa u interesuar për efektin që ka tek tjetri.

Abuzuesi egoist

Një person që mendon vetëm për vete dhe e vendos atë para gjithçkaje, merr kënaqësi vetëm kur është vetë fitues. Këtë individ e njeh menjëherë, sapo hap gojën çdo fjali nis me termin “unë”. Ata flasin vetëm për vete, komplimentojnë veten pafund dhe lënë pak hapësira për të dëgjuar nevojat apo dëshirat e personit përballë.

Këta individë ndahen në dy nënkategori të tjera: Ata që flasin për arritjet apo mendojnë se janë më të mirët dhe ata që viktimizohen e tregojnë se si bota është e padrejtë ndaj tyre. Në të dyja rastet, të jesh pranë një personi me këto karakteristika është e rrezikshme dhe abuzimi është pothuajse i sigurt.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco