Vajza e Beyonce futet në fushën e kinematografisë, ky do jetë roli i saj

Vajza e Beyonce futet në fushën e kinematografisë, ky do jetë roli i saj

14:18, 30/04/2024
A+ Aa A-

Vajza 12-vjeçare e Beyoncé dhe Jay-Z, Blue Ivy Carter, ka siguruar punën e saj të parë si aktore në filmin e ardhshëm “Mufasa: The Lion King”.

Blue Ivy shoqëroi nënën e saj në skenë në turneun botëror në 2023, duke u shfaqur si një nga kërcimtaret mbështetëse të Beyonce. Tani ajo do të nisë karrierën e saj të aktrimit.

Blue Ivy Carter do të jetë zëri i vajzës së Simba dhe Nala, Kiara, në filmin e ri të Disney bazuar në ‘The Lion King’.

‘Mufasa: The Lion King’ është drejtuar nga Barry Jenkins dhe tregon marrëdhënien midis Mufasa dhe vëllait të tij Scar, i cili siç pamë në filmin origjinal të 1994, nuk u soll dhe aq mirë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco