Çfarë është 'teknika e shkëlqimit të buzëve' që po qarkullon në TikTok

Çfarë është 'teknika e shkëlqimit të buzëve' që po qarkullon në TikTok

15:11, 11/04/2024
A+ Aa A-

Me siguri, teksa “lundroni” virtualisht nëpër video të ndryshme që qarkullojnë në TikTok rreth bukurisë, tendencave të reja të modës apo ato të arredimit, ka diçka që po dallon sidomos në videot e grimit. Vajzat po përdorin teknikën e shkëlqimit të buzëve për më shumë ndikimin në mënyrën se si duhet të bëhet make up-i këtë sezon.

Vajzat e famshme që e kanë zbuluar këtë trend janë dy influencueset në rrjetet sociale që njihen me emrat Alix Earle dhe Eloise Dufka.

Çfarë është kjo teknikë?

Image

Në një video të postuar disa kohë më parë, që ka marrë më shumë se 50 mijë shikime, teknika e shkëlqimit të buzëve duket se ka “rrëmbyer” interesin e gjithë vajzave që e kanë qejf grimin dhe duket se ajo vërtet funksion. Sekreti është që të vendosësh në fillim të çdo video grimi pak shkëlqyes buzësh.

Kjo teknikë është në thelb një lloj “karremi” për të tërhequr në grupin e interesit më shumë gra dhe vajza që duan vëmendje dhe protagonizëm gjatë gjithë kohës. Influencueset thonë se ka më shumë shanse që njerëzit të ndalojnë në këto video, pasi efekti që jep shkëlqyesi te buzët është fantastik.

Image

Ja pse funksionon "taktika e shkëlqimit të buzëve"

Në një botë ku të gjithë shpërqendrohen kaq lehtë dhe janë gjithmonë në kërkim të dozës së ardhshme të dopaminës, po bëhet më e nevojshme që TikTok-ers të tërheqin më shumë vëmendjen ndjekësve. Kjo teknikë shkëlqimi, funsionon sipas psikologut Michele Leno sepse janë diçka tërheqëse vizualisht dhe sidomos kur ka diçka të re dhe emocionuese në çështjet e bukurisë.

Aplikimi i teknikës së shkëlqyesit të buzëve është shembulli i përsosur për këtë se një “grep” kaq delikat dhe i lezetshëm në aspektin e bukurisë mund të kthehet në një trend që kopjohet nga mijëra vajza në mbarë botën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco