Prit pak! Këngën e Ledrit dhe Sarës nuk e gjeni më në 'Youtube'!

Prit pak! Këngën e Ledrit dhe Sarës nuk e gjeni më në 'Youtube'!

15:32, 11/11/2023
A+ Aa A-

Lajmi i ndarjes së Ledrit dhe Sarës po bën xhiron e rrjetit prej ditësh. Fakti se nuk po postonin më bashkë, mungesa e Ledrit krah Sarës në premierën e filmit “Në kuadër të dashurisë”, bënë që dyshimet të shtohen.

Kjo derisa u konfirmua ndarja e çiftit.

Por ajo që nuk keni vënë re është diçka tjetër. Nëse kërkoni në “Youtube” këngën e Ledrit dhe Sarës, nuk e gjeni.

Videoklipi i këngës “Gjendje” protagoniste në të cilën ishte pikërisht Sara, është fshirë nga “Youtube”. Epo kjo duket se është një prej shenjave se çifti i ka ndarë rrugët. Edhe pse kjo nga ana tjetër do të jetë pak e vështirë, pasi janë prindër të një vajze, Poem Blusë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco