Revista ‘People’ shpall mashkullin më të pashëm për vitin 2023

Revista ‘People’ shpall mashkullin më të pashëm për vitin 2023

08:05, 10/11/2023
A+ Aa A-

Revista People ka shpallur aktorin Patrick Dempsey si ‘mashkullin më të pashëm të këtij viti’. Aktori amerikan ka qenë një nga meshkujt më të pëlqyer në botë për gati dy dekada. Ai luajti role të rëndësishme në filmat si: “Made of Honor”, “Bridget Jone’s Baby”, “Sweet Home Alabama”, “Devils” etj.

“Më vjen mirë që po ndodh në këtë moment të jetës time. Është mirë të kem njohje, por më jep mundësinë ta përdor këtë për diçka pozitive”, tha aktori 57 vjeçar.

Përveç aktrimit, ai themeloi edhe qendrën ‘Dempsey’, e cila funksionon për nder të nënës së tij të ndjerë dhe shërben si qendër mbështetëse për pacientët e diagnostikuar me kancer.

Ai është i martuar me grimeren 57 vjeçare dhe themeluesen e linjës së bukurisë, Jillian Fink. Ata u martuan në vitin 1999 dhe së bashku kanë një vajzë Talula dhe binjakët, Sullivan e Darby. Para martesës me Jillian, ai ishte i martuar me aktoren Rocky Parker për shtatë vjet.

Kujtojmë që revista People e jep këtë titull që nga viti 1985, kur e fitoi Mel Gibson, gjersa vitin e kaluar titullin e mashkullit më të pashëm e fitoi Chris Evans.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco