Katy Perry prezanton për herë të parë publiksht vajzën e saj

Katy Perry prezanton për herë të parë publiksht vajzën e saj

19:17, 06/11/2023
A+ Aa A-

Vajza e Katy Perry dhe Orlando Bloom, Daisy, bëri paraqitjen e saj të parë publike në koncertin e artistes në Las Vegas.

Pavarësisht se e mbajti të voglën larg vëmendjes që nga lindja e saj në gusht të 2020, Perry e prezantoi 3-vjeçaren gjatë shfaqjes.

“Daisy! Të dua shumë,” tha këngëtarja nga skena. “Ti je mikja ime më e mirë.”
Vogëlushja, e cila ishte e veshur me një veshje Minnie Mouse me kufje rozë, buzëqeshi përpara se nëna e saj të performonte “Hot n Cold”. Ajo u pa më vonë duke kërcyer me babanë e saj gjatë “Chained to the Rhythm”.

Katy dhe aktori kanë publikuar vetëm një herë foto të Daisy- përmes Instagramit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco