Ilnisa Agolli tregon se si e priti familja romancën me Meriton Mjekiqin në BBV

Ilnisa Agolli tregon se si e priti familja romancën me Meriton Mjekiqin në BBV

16:53, 21/05/2024
A+ Aa A-

Ilnisa Agolli ka krijuar një romancë dashurie me Meriton Mjekiqin në Big Brother VIP Albania 3.

Ajo ka qenë e ftuar së fundmi në “Wake Up”, ku ka folur për gjithë periudhën brenda si dhe për lidhjen me prezantuesin nga Kosova.

“Nuk do të lëshohesha kurrë në krahët e dikujt nëse do ta analizoja thellë. Ti nuk mendon për të tjerët, nuk mendon se çfarë do të thonë të tjerët. Edhe kur ndodhi nuk e mendova. Aty fshihet çdo gjë, ti nuk mendon më për të tjerët”, u shpreh ajo.

Image

Ish-banorja gjithashtu edhe se si e ka pritur familja e saj romancën me moderatorin.

“Familja ime e përqafon shumë këtë raport dhe e shohin shumë të përgjegjshëm, siç dhe ai është. Jam shumë e lumtur. Kisha disa pikëpyetje për familjen, por tani…”, tha gazetarja.

Nga ana tjetër, ajo shtoi se ka një raport shumë të mirë dhe me familjarët e Meritonit.

Sidoqoftë, pritet të shihet se si do të shkojë marrëdhënia e tyre jashtë BBVA. /Telegrafi/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco