Eminem do të tërhiqet nga muzika?

Eminem do të tërhiqet nga muzika?

14:24, 21/05/2024
A+ Aa A-

Eminem pritet të lançojë albumin e tij të fundit “The Death of Slim Shady”, në të cilin do të vrasë ‘personazhin kryesor’ me të cilin u bë i famshëm ndërkombëtarisht. Ky do të jetë edhe albumi më i fundit i tij, por edhe i fundit në karrierën e reperit të cilësuar si “reperi më i mirë i gjallë”.

Image
 
Eminem publikoi një ‘mesazh’ në të cilin shfaqet dhe zhduket fjalia “…dhe rrengu im i fundit” dhe njerëzit menjëherë përjetuan panik, pasi mendojnë se nuk do të ketë më një rikthim të ‘mbretit të rap-it’.

"Mos guxo ta lësh muzikën"; "Më fal, i fundit?!"; "Hej, ç'po ndodh Em? Jam e frikësuar" ishin disa nga komentet. Ka edhe persona që mendojnë se postimi nënkupton se albumi do të postohet më 31 maj, duke e quajtur këtë ditë si speciale dhe shumë të rëndësishme.


 
Albumi “The Death of Slim Shady” pason atë të publikuar në mënyrë surprizë “Music to Be Murdered By”. Ky i fundit u publikua në janar të vitit 2020 dhe pati një sukses të jashtëzakonshëm, duke u renditur në krye të listave të Billboard.

Ende nuk dihet se ç'kuptim ka postimi i Eminem dhe duke marrë parasysh se reperi nuk para reagon për publikimet e tij, nuk kemi për ta marrë vesh, por koha do ta tregojë.
 
Sa i përket Slim Shady, ka qenë alteregoja e reperit që prej vitit 1997, kur ai publikoi edhe “Slim Shady EP” dhe “The Slim Shady LP”. Karakteri i krijuar prej reperit shpesh këndonte vargje të dhunshme dhe agresive, të cilat shënjuan edhe fillimin e një karriere të gjatë për reperin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco