Darkoi një natë para vdekjes, femra misterioze tregon gjendjen emocionale të aktorit Matthew Perry

Darkoi një natë para vdekjes, femra misterioze tregon gjendjen emocionale të aktorit Matthew Perry

17:31, 03/11/2023
A+ Aa A-

Aktori i njohur Matthew Perry një ditë para se të gjendej i vdekur në shtëpinë e tij darkoi me një femër misterioze në hotelin Bel-Air në Los Angeles, Kaliforni.

Mirëpo së fundmi është zbuluar se femra me të cilën ai kaloi pasditen është modelja 25-vjeçare Athenna Crosby e cila ka treguar se aktori ‘ishte në një gjendje të mirë shpirtërore’.

Pavarësisht që sipas burimeve dyshja dukeshin shumë të afërt me njëri-tjetrin, modelja i hodhi poshtë pretendimet duke thënë që ata ishin vetëm miq dhe u njohën disa muaj më parë përmes një shoku të përbashkët.

Ajo gjithashtu u shpreh se Perry ishte ‘aq i lumtur dhe po tregonte për jetën e tij’.

Aktori u gjet i pajetë vaskën e tij, ndërsa sipas policisë në shtëpinë e tij u gjetën ‘gjetën antidepresantë dhe ilaçe kundër ankthit në shtëpi’, megjithëse akoma nuk dihet se çfarë mund të ketë shkaktuar vdekjen e Matthew.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco