Shifra marramendëse që Al-Paçino duhet të paguajë për djalin

Shifra marramendëse që Al-Paçino duhet të paguajë për djalin

13:31, 03/11/2023
A+ Aa A-

Al-Paçino u bë baba në moshën 83-vjeçare. Ndonëse ai dhe partnerja e tij 54-vite më e re u ndanë 3 muaj pas ardhjes në jetë të fëmijës, është arritur një marrëveshje kujdestarie.

Ylli i “Godfather” ka rënë dakord t’i paguajë ish partneres së tij tridhjetë mijë dollarë çdo muaj si shenjë mbështetjeje për rritjen e djalit të tyre.

Vendimi është marrë nga gjykata pasi ish partnerja e Al-Paçinos paraqiti dosjen me një dokument të titulluar “deklaratë vullnetare e prindërve”, të cilën ajo dhe aktori e kishin nënshkruar gjashtë ditë pas lindjes së djalit, Roman Alfallah Paçino.

Paraprakisht gjykatësi i Los Angeles urdhëroi aktorin t’i paguante ish partneres njëqind e dhjetë mijë dollarë para se të vazhdonte pagesat mujore.

Gjithashtu trembëdhjetë mijë dollarë për një infermiere natën, si dhe të mbulojë çdo faturë jashtë siguracionit shëndetësor.

Al-Paçino është urdhëruar gjithashtu të bëjë një depozitë vjetore prej pesëmbëdhjetë mijë dollarësh në një fond arsimor për të birin. 

Kujtojmë që ai u bë baba për herë të katërt me partneren 29-vjeçare Noor Alfallah. Madje aktori ka patur dyshime në lidhje me atësinë e fëmijës dhe për këtë arsye i ka kërkuar partneres provën e ADN-së.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco