Lajmi i fundit

FOTO - Të mbytur në Drin/ Nëna me tre fëmijët e zhdukur në Shkodër - Shoqërohet bashkëshorti

Brikenda në BBVK: Persona nga industria e muzikës kanë tentuar të abuzojnë seksualisht me mua

Brikenda në BBVK: Persona nga industria e muzikës kanë tentuar të abuzojnë seksualisht me mua

11:26, 03/11/2023
A+ Aa A-

Të enjten, vëllai i madh ka organizuar darkën e të nominuarve në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova.

Gjatë darkës së banorëve të nominuar pyetje të shumta e prej më të ndryshmeve iu drejtuan edhe Brikendës.

“Cili është sekreti që ke me nda me publikun?”, ka qenë një prej pyetjeve që i është bërë bukuroshes. 

Ajo befasoi me përgjigjen e sa, duke thënë se ka pasur njerëz në industrinë e muzikës, që janë munduar të përfitojnë nga ajo.

“I’a kam shpjeguar Ledit se sa e vështirë ka qenë në industrinë e muzikës, shembull që njerëzit kanë abuzuar me mua, më kanë keqpërdorur seksualisht ose ndoshta kanë tentuar me më keqpërdor”, ka thënë ajo.

“Mami im në momentin më të keq të jetës sa ka qenë në spital, më ka thënë çka do që ndodhë, ti vazhdo me muzikën edhe më ka rikthyer”, shtoi ajo e emocionuar.

Përndryshe njëri prej të nominuarve që janë: Brikenda, Shqipja, Meti Alshiqi, Blerando, Ledi Vokshi dhe Ylli Dervishi, do të lërë shtëpinë mbrëmjen e së premtes. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco