Céline Dion bën një paraqitje të rrallë publike (pas 3 vjet e gjysmë mungesë)!

Céline Dion bën një paraqitje të rrallë publike (pas 3 vjet e gjysmë mungesë)!

10:55, 02/11/2023
A+ Aa A-

Celine Dion është shfaqur së fundmi në publik pas një mungese shumë të gjatë. Ylli i muzikës që aktualisht po lufton me sindromën stiff, u shfaq në një lojë hockey në Las Vegas, Nevada.

Image

55-vjeçarja shihet në publik për herë të parë pas tre vite e gjysmë. Në pamjet e publikuara në internet, Dion dukej në gjendje të mirë shëndetësore teksa përshëndeste lojtarët dhe fansat në dhomat e ndërrimit pas ndeshjes.

Image

“Një vizitë e shkëlqyer në lojën tonë në Vegas ditën e djeshme”, shkroi zëvendëspresidentja e Montrealit krahas një videoje të publikuar në Instagramin e saj. Celine shoqërohej nga djali i saj 22-vjeçar René-Charles dhe binjakët 13-vjeçarë Nelson dhe Eddy.

Image

Kujtojmë që ‘sindroma e personit të ngurtë' nga e cila vuan këngëtarja është një çrregullim neurologjik progresiv që shkakton ngurtësimin e muskujve të bustit, krahëve dhe këmbëve dhe dëmton lëvizshmërinë.

Sëmundja e bëri atë të anulonte turneun e saj në 2022 pas diagnozës së saj. “Kam një kohë të gjatë që kam probleme me shëndetin”, ka thënë ajo në një postim në rrjetet sociale. “Dhe ka qenë vërtet e vështirë për mua të përballem me këto sfida dhe të flas për gjithçka që kam kaluar. Kohët e fundit jam diagnostikuar me një sindromë shumë të rrallë neurologjike, e cila prek rreth një në një milion njerëz

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco