Lajmi i fundit

Zhdukja e nënës me tre fëmijët/ Arrestohet burri për dhunë ndaj gruas, shkaktoi vetëvr**jen e vajzës 9-vjeçare

Princesha Leonor bën betimin si trashëgimtare e kurorës së Spanjës!

Princesha Leonor bën betimin si trashëgimtare e kurorës së Spanjës!

09:26, 02/11/2023
A+ Aa A-

Princesha Leonor trashëgimtarja e fronit spanjoll, u betua për besnikëri ndaj Kushtetutës së Spanjës në ditëlindjen e saj të 18 në një ceremoni solemne të mbajtur në Parlamentin e vendit.

Ajo u shoqërua nga prindërit e saj, Mbreti Felipe dhe Mbretëresha Letizia, gjithashtu dhe motra e saj më e vogël, Infanta Sofia.

Mbretëresha e ardhshme u shfaq e veshur thjeshtë me një kostum të bardhë, flokët e stiluara bisht dhe një palë këpucë të bardha me takë.

Princesha Leonor bëri të njëjtin betim si babai i saj në vitin 1986 duke u zotuar se: “Kryej me besnikëri detyrat e mia, mbaj dhe të respektoj Kushtetutën dhe ligjet dhe respektoj të drejtat e qytetarëve dhe komuniteteve autonome dhe besnikërinë ndaj Mbretit”.

Premtimi i Leonores për besnikëri erdhi 37 vjet pasi babai i saj bëri të njëjtin betim në ditëlindjen e tij të 18-të. Felipe mori fronin në vitin 2014.

Në një fjalim të shkurtër publik pas betimit të saj, Leonor tha: “Këtë ditë të rëndësishme që do ta kujtoj gjithmonë me shumë emocione, ju kërkoj të keni besimin tuaj tek unë, ashtu siç kam besuar gjithë besimin tim në të ardhmen e kombit tonë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco