Neymar i jep fund romancës me Bruna Biancardi-n!

Neymar i jep fund romancës me Bruna Biancardi-n!

20:00, 01/11/2023
A+ Aa A-

Romanca mes Neymar dhe Bruna Biancardit ka marrë fund. Lajmi për përfundimin e lidhjes se tyre vjen nga gazetari Thiago Sodré, nga ‘Correio Braziliense’.

Sipas tij, mes dyshes tashmë ka vetëm një marrëdhënie të përzemërt për të rritur vajzën e tyre Mavie, e cila erdhi në jetë më 6 tetor. Sipas tij shumë shpejt do të vijë dhe njoftimi zyrtar.

Arsyeja e ndarjes thuhet se janë polemikat që ylli i futbollit dhe influencuesja patën gjatë gjithë marrëdhënies së tyre, të tilla si tradhtitë dhe festat nga sulmuesi në rezidencën e tij në Mangaratiba, në Costa Verde të Rio de Janeiro.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco