Kim e mohoi, Travis Barker më në fund e pranon se ka pasur diçka me kunatën

Kim e mohoi, Travis Barker më në fund e pranon se ka pasur diçka me kunatën

18:55, 01/11/2023
A+ Aa A-

Teksa të gjithë në rrjet janë të bindur se Travis Barker është “molla e sherrit” midis Kim dhe Kourtney Kardashian, bateristi së fundmi e ka mohuar një gjë të tillë duke e cilësuar qesharake.

Për ata që nuk e dinë prej kohësh është përfolur se Kim dhe Travis kanë pasur diçka në të shkuarën, gjë të cilën Kim e ka mohuar që në vitin 2021.

Mirëpo në këtë deklaratë të fundit Barker e pranoi se kanë folur dikur dhe se Kourtney sipas tij është në dijeni të kësaj.

“Kourtney e di që kemi folur dikur. Asgjë e keqe nuk po ndodhte.

Sa i përket komenteve që ai ndau për Kim-in në kujtimet e tij, Travis tha: “Padyshim që i ndava të gjitha ato gjëra sepse doja t’i kaloja. Ishte terapeutike për mua.”

Kujtojmë që në librin e tij me kujtime të vitit 2016 “Can I Say”, Travis e quajti Kim “shumë hot” dhe pranoi se “e kishte ndjekur në mënyrë të fshehtë” kur ai në atë kohë ishte në një lidhje me shoqen e saj Paris Hilton.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco