Postimi i fundit i Matthew Perry bëhet viral pas vdekjes së tij tronditëse

Postimi i fundit i Matthew Perry bëhet viral pas vdekjes së tij tronditëse

08:52, 29/10/2023
A+ Aa A-

Matthew Perry postoi për herë të fundit në Instagram pesë ditë para vdekjes së tij të papritur në moshën 54-vjeçare.

Aktori i Friends ndau një foto brenda një vaskë të nxehtë më 23 tetor, me mbishkrimin: “Oh, pra uji i ngrohtë që vërtitet përreth ju bën të ndiheni mirë? Unë jam Mattman”.

“Mattman” është një emër që ai kishte përdorur ditët e fundit ndërsa postonte në mediat sociale, shpesh duke përfshirë referenca dhe imazhe që lidhen me Batman.

Një ditë para fotos së vaskës së nxehtë, ai postoi një video ku shkruante: “A e kuptoni atë që po përpiqem t’ju them? – Unë jam Mattman”.

Pastaj, Perry postoi në platformën X: “Le t’i bëjmë stigmat një stigmë. -Unë jam Mattman #shëndeti mendor.”

Por nuk ishte e gjitha, më 15 tetor, Perry kishte ndarë një foto të rrallë me babanë e tij, aktorin John Bennett Perry. “Ja ku jam unë dhe babai im Gjoni, të dy duke mbajtur një pije.

Kujtojmë që TMZ raportoi fillimisht më 28 tetor, duke cituar burime të zbatimit të ligjit, se Perry u gjet i vdekur në një xhakuzi në një shtëpi në Los Angeles. Asnjë drogë nuk ishte gjetur në vendngjarje, shtoi burimi.

Sipas medias në fjalë reaguesit e parë thuhet se u thirrën në rezidencë për arrest kardiak.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco