‘Këmbët këtu, dhëmbët në vend tjetër’/ Debati i ashpër Ronaldo-Eni

‘Këmbët këtu, dhëmbët në vend tjetër’/ Debati i ashpër Ronaldo-Eni

13:02, 28/10/2023
A+ Aa A-

Spektakli i djeshëm i ‘Dancing With The Stars’ është shoqëruar sërish me debate të forta të cilat kanë tërhequr jo pak vëmendjen e publikut.

Moderatori dhe gazetari, Ronaldo Sharka edhe këtë herë nuk ka mundur të marrë vlerësimin që donte nga juria pas performancës së një kërcimi latin. Juria e kritikoi gazetarin duke vënë në dukje se ai ka sjellë të njëjtin zhanër kërcimi në të katërta netët e Dancing.

Në fund të kërcimit Ronaldo dhe partnerja e tij u vlerësuan me 20 pikë nga juria, por një reagim i moderatorit Eni Shehu nuk i ka pëlqyer aspak Ronaldos e mes dy djemve ka nisur një debat i fortë.

Sakaq, vlen të theksohet se në fund të spektaklit në një përballje me Armaldo Kllogjerin, Ronaldo i shpëtoi eliminimit i cili do të vijojë garën e kërcimit mes konkurrentëve të tjerë.

Pjesë nga debati mes Ronaldos dhe Enit:

Eni Shehu: Ronaldo o yll bote ça ke me mua, ke tre javë që me ngjit. Unë jam përgjigjur sa herë jam pyetur me ty. Frenki është vetëm duke u ankuar për ty, s’dua tua prish festën për Tiktok por këtu është Dancing. Këtu luhen këmbët jo dhëmbët.

Ronaldo Sharka: Rrogën e do me siguracione apo pa siguracion?

Eni Shehu: Më kanë thënë njerëzit ‘se shohim dot se ka vetëm debate dhe polemika aty’.

Ronaldo Sharka: Janë dy 8-ta majtas dhe djathtas që ty të ngrenë pikët. Unë nuk kam ndërmend të bëj debat me fansat e Oltës, merr pankartën ‘Team Olta Luanesha’. Mos e njollos biografinë tënde televizive.

Eni Shehu: Kur juria i thotë ‘jo jo jo’ katër herë, të marrë komardaret dhe të zhduket nga kjo skenë.

Ronaldo Sharka: Debat me fansat e Oltës nuk bëj. Më tha ‘zhduku nga skena’. Në të gjitha kërcimet e tua nuk gjen 30 sekonda kërcim. Lëre Frenkin mos u merr me Frenkin.

Eni Shehu: Më vjen gjynah për atë vajzën!

Frenki: Ankesat e mia janë inkurajim për Ronaldon

Ronaldo Sharka: Kush e ka mësuar këtë zhurmues?! Je i rritur që të bësh këto debate.

Eni Shehu: Këmbët këtu, dhëmbët në vend tjetër.

Ronaldo Sharka: Hajde ulu te Olta merr freskuese, mblidhe pak veten tani, nëse të shqetësonte kjo, më kapje në korridor, i ruan këtu se doni vëmendje. Kostumi i zi të shkon shumë, siç ke dhe shpirtin. Unë e shijova shumë Bora, kjo skenë është magjike, publiku të votojë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco