Piranja/ Anna Lika dhe takimi me biznesmenin e çuditshëm

22:04, 27/10/2023
A+ Aa A-

Anna Lika, një nga personazhet më të dashura për publikun ka rënë pre e kamerës së fshehtë të ‘Piranjave. Aktorja mendon se ka shkuar në një takim pune, që ia ka siguruar miku i saj Xhani Demika, i cili në fakt është bashkëpunëtor i shakasë.

Të dy miqtë nisen në zyrat e një kompanie kozmetike, për të nënshkruar kontratën për reklamën e një kremi trupi. Atje i pret një biznesmen i çuditshëm, me pamje vikingu, i cili është i magjepsur pas aktores së humorit. Biznesmeni mashtrues i prezanton produktin, të quajtur ‘Anna’.

E mikluar nga emri i kremit dhe çeku i bardhë që po i ofrojnë, 29-vjeçarja falënderon punëdhënësin e ri, pa harruar që është në një takim pune. Por biznesmeni ka qëllime të tjera. Ai përpiqet të ndërtojë një raport më të afërt me aktoren, duke e çuar bisedën në një rrjedhë aspak normale.

Fillimisht ai e pyet me detaje për jetën e saj. Më pas i flet për të dashurën posesive dhe tradhtitë, që i ka bërë asaj. Edhe pse ka përballë një të panjohur, Anna përpiqet ta këshillojë me qëllimin e vetëm, ruajtjet e jetës në çift të personit që sapo ka njohur. Por, propozimi i tij i pacipë për të dalë së bashku e çarmatos. Aktorja profesioniste i dredhon ftesës së pahijshme, duke i propozuar që të dalin së bashku me të dashurën e tij, Annën tjetër.

Pikërisht në këto moment dëgjohen të trokiturat e fuqishme në derë të së dashurës së biznesmenit. Në vend që të hapi derën e mbyllur me çelës, biznesmeni i sugjeron Likës, që të fshihet poshtë tavolinës. Kjo kërkesë e revolton akoma edhe më tepër Annën, e cila humb toruan dhe i kërcënon ata se do të marrë forcat blu, nëse s’e hapin derën.

Për fat të mirë asnjë shkon në rajon dhe Anna Lika e kupton që bëhet fjalë për një shaka miqësore të ‘Piranjave’ .

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco