Shtohen dyshimet se Princ Leka është ndarë nga Elia Zaharia

Shtohen dyshimet se Princ Leka është ndarë nga Elia Zaharia

23:07, 26/10/2023
A+ Aa A-

Princ Leka Zogu dhe aktorja Elia Zaharia, të cilët prej vitesh jetojnë romancën e tyre duket se nuk janë në ditët e tyre më të mira.

Çifti mbretëror ka lënë vend për dyshime dhe aludime për një krizë në marrëdhënien e tyre.

Pak ditë më parë, në ditëlindjen e Princeshë Geraldinës, u vu re se Princ Leka dhe Elia Zaharia festuan të ndarë. Kjo e fundit organizoi edhe një festë për ditëlindjen e 3-të të së bijës, ku i ati nuk ishte pjesë, por vetëm familjarët e saj.

Veç kësaj, në urimet e secilit për vajzën, nuk u përmend askund prindi tjetër.

Por sot, Princ Leka ka shtuar dyshimet, duke e hequr bashkëshorten e tij nga Instagrami, të cilën e ndiqte 3 ditë më parë.

Kujtojmë se Princ Leka është mjaft aktiv në rrjetet sociale me postime, komente dhe reagime.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco