Ndarja e Melonit nga bashkëshorti/ I riu shqiptar krijon videon e frikshme me inteligjencën artificiale

Ndarja e Melonit nga bashkëshorti/ I riu shqiptar krijon videon e frikshme me inteligjencën artificiale

13:55, 25/10/2023
A+ Aa A-

Një video e frikshme po qarkullon me shpejtësi në internet ku një shqiptar që jeton në Itali, i quajtur Elvis Tusha, ka krijuar një video me anë të Inteligjencës Artificiale ku protagonist është Andrea Giambruno, ish-partneri i kryeministres italiane, Giorgia Meloni.

Në videon e publikuar nga vetë Tusha, duke komentuar situatën e fundit të ndarjes së tyre, Giambruno dëgjohet të thotë se nuk është aspak i trishtuar nga ndarja me Melonin.

“Sapo më la Giorgia Meloni, po pyesni veten nëse jam e trishtuar dhe përgjigja është se nuk jam fare” është shprehur Andrea Giambruno, ose më saktë versioni artificial i gazetarit.

“Jam fallco dhe jam krijuar me ndihmën e inteligjencës artificiale”, shprehet menjëherë më pas protagonisti i videos.

Avatari i Giambrunos, i cili padyshim nuk i bëri kurrë këto deklarata, Elvis Tusha shfaqet në fund të videos dhe sqaron se ka shfrytëzuar imazhin e gazetarit, i cili ka qënë në qendër të polemikave pas ndarjes së tij me Giorgia Melonin.

I vetëdijshëm për veprimin e tij, Tusha është shprehur se e ka bërë këtë video për të ndërgjegjësuar publikun sesa e rrezikshme është inteligjenca artificiale, dhe çdokush mund të bëj çfarë të dojë me imazhin e të tjerëve.

“Është e pabesueshme se sa e lehtë është në ditët e sotme të kopjosh fytyrën e dikujt, të kopjosh zërin e kujtdo, të kopjosh lëvizjet e kujtdo dhe për këtë arsye të krijosh një klon tepër të ngjashëm të çdo personi.

Falë inteligjencës artificiale, në fakt do të mjaftojnë vetëm disa klikime për ta bërë këdo të thotë ndonjë fjali.

Qoftë një person i famshëm apo jo, ky aplikacion është në gjendje të modifikojë dhe klonojë këdo.  Për të rritur ndërgjegjësimin, krijova këtë video, bazuar në lajmet italiane, për të kuptuar praktikisht potencialin dhe rreziqet që lidhen me këtë lloj teknologjie” u shpreh Tusha.

Për më tepër ndiqni videon e plotë:

 

@elvi5belvi5 ⚠️Attenzione questo video è stato creato con l’ausilio dell’intelligenza artificiale ⚠️ 🤯È incredibile quanto sia facile al giorno d’oggi replicare il volto di chiunque, replicare la voce di chiunque, replicare le movenze di chiunque e quindi creare un clone incredibilmente simile di qualunque persona.  Grazie all’intelligenza artificiale infatti basteranno pochissimi clic per far dire qualunque frase a chiunque.  Che sia persona famosa o non questa applicazione è in grado di modificare clonare chiunque . Per sensibilizzare ho creato questo video, cavalcando una notizia italiana, per far capire praticamente le potenzialità e i rischi annessi a questo tipologia di tecnologia . L’intelligenza artificiale infatti sta andando molto più veloce di quella che è la regolamentazione sia nazionale che europea sull’intelligenza artificiale . È importante infatti, prendere coscienza di quelle che sono le capacità dell’intelligenza artificiale nel ricreare volti voci movenze e aspetto fisico di chiunque . Grazie all’intelligenza artificiale infatti clonare totalmente le persone è possibile in pochissimi clic E non serve alcuna capacità tecnica. Da oggi infatti dobbiamo pensarci su due volte se quello che abbiamo visto era vero oppure contenuto creato quell’intelligenza artificiale . #elvistusha #ai #openai #giorgiameloni #melonipremier #gianbruno #gianbrunoandrea #gianbrunomeloni #aivideos #aivideo #heygen #heygenlabs #aivoice #aicontent #gpt #gpt4 #chatgpthack #faceai #giulianoamato #aivoices #voiceaitrend #intelligenzaartificiale #artificialintelligence #deepfake #deepfakes ♬ suono originale - Elvis Tusha

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco