Aspak të ndarë, Blero zbulon detaje për partneren e re

Aspak të ndarë, Blero zbulon detaje për partneren e re

08:43, 24/10/2023
A+ Aa A-

Këngëtari i njohur, Blero është bërë pjesë e edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova.

Ai mes tjera diskutimesh gjatë ditës së sotme nuk ka hezituar që të flasë edhe për lidhjen e tij të re.

Ndonëse e mban shumë private, Blero edhe në rrjetet sociale ka treguar më parë se është në një romancë, pa zbuluar identitetin e saj.

Ndërsa, në një bisedë me banoren tjetër, Vesa Vllasaliu ai ka zbuluar se është në lidhje me një prej shoqeve të saj.

Vesa nga ana e saj e ka konfirmuar një gjë të tillë duke thënë se është në dijeni të lidhjes së tyre prej kohësh.

“Jemi bashkë qe një vit e më shumë, ne flasim bashkë për çdo gjë, mbrëmë isha shumë keq, u mërzita për të, ajo është më e mira, është thjeshtë më e mira”, u shpreh Blero për partneren e tij.

Kujtojmë që kjo romancë e autorit të “Fotografia” vjen pas dy martesave të dështuara me Teuta Krasniqin dhe së fundmi me Afrona Dikën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco