Në këtë këngë të vjetër, Britney paska folur për abortin e saj!

Në këtë këngë të vjetër, Britney paska folur për abortin e saj!

13:49, 19/10/2023
A+ Aa A-

Britney Spears ka shokuar botën me rrëfimet në librin e saj të ri, ku ndër të tjera ka treguar se ka abortuar një fëmijë.

Kjo ka ndodhur kur këngëtarja ishte ende rreth të 20-ave, në një marrëdhënie me Justin Timberlake, që ishte frikësuar aq shumë të bëhej baba, sa kishte dashur ta abortonin fëmijën.

“The Woman in Me” titullohet libri me kujtime i yllit të pop-it, që po nxjerr sekrete tronditëse, megjithëse më herët kemi patur shenja nga Britney, që linte të kuptohej për një abort.

Fansat kanë gërmuar nëpër këngët e vjetra të Britney-t dhe kanë kuptuar se ajo në fakt ka folur për abortin, në baladën “Everytime” të albumit “In the Zone”.

 “Dhe sa herë që të shoh në ëndrrat e mia, shoh fytyrën tënde, po më përndjek. Mendoj se kam nevojë për ty, zemër”

Refreni i kësaj kënge tashmë po interpretohet ndryshe! Madje, një pjesë e videoklipit lidhet me abortin.

Në klip, Britney-n e përndjekin paparacë dhe fansa. Ajo goditet në kokë dhe humb vetëdijen në një dhomë hoteli, teksa ka gjakderdhje dhe mbytet.

Klipi vazhdon me një tjetër pjesë ku Britney transportohet me ambulancë, ndërsa mjekët në spital e ringjallin.

Shpirti i Britney-t, që ka parë të gjithë skenën, zhvendoset në një tjetër dhomë spitali ku një grua lind një vajzë.

Një jetë nis, e një tjetër merr fund…

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco