Samanta Karavella fotografohet krah futbollistit të njohur shqiptar

Samanta Karavella fotografohet krah futbollistit të njohur shqiptar

11:43, 19/10/2023
A+ Aa A-

Jasir Asani është njeriu i momentit në Kombëtaren shqiptare.

Me tre golat e tij, 28-vjeçari ka bërë që kuqezinjtë të jenë shumë pranë Euro 2024. Së fundmi 28 -vjeçarin e kemi parë në shoqërinë e këngëtares, Samanta Karavella dhe menaxherit të saj.

Nuk i dimë ende arsyet e takimit por ata duken shumë të lumtur në shoqërinë e njëri-tjetrit. Samanta do të marrë pjesë në festivalin e Rtsh dhe ky është një rikthim i fuqishëm i saj në skenat shqiptare. Pasi prej vitesh është larguar në Amerikë, ku dhe është martuar.

Puna e shkupjanit është shpërblyer, me ofertat për të që nuk mungojnë nga Spanja, Italia, Gjermania apo edhe Arabia Saudite.

E sigurt është se ish-sulmuesi i Partizanit do largohet nga Koreja e Jugut, për në Celta Vigos në Spanjë. Klubi i La Ligas duket më i interesuar për shërbimet e tij.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco