Luiz Ejlli konfirmon se ka një krisje në marrëdhënien e tij me Arbana Osmanin

Luiz Ejlli konfirmon se ka një krisje në marrëdhënien e tij me Arbana Osmanin

17:35, 17/10/2023
A+ Aa A-

Së fundmi premiera e filmit “Në kuadër të dashurisë” është dhënë në Shkodër.

Aktori kryesor i këtij filmi, Luiz Ejlli, ka dhënë një intervistë duke treguar më shumë rreth ndjesive të tij dhe performancës në këtë projekt.

Veç tjerash, ai u pyet nëse ka një krisje mes tij dhe prezantueses së Big Brother, Arbana Osmanit.

“Marrëdhënia ime me Arbanën? Ajo është atje, unë jam këtu…çfarë marrëdhënieje? Ka krisje, por në maj do e zbuloj se nuk më lejohet”, u shpreh ai.

I njëjti nuk ka dhënë më shumë detaje rreth asaj se çfarë ka ndodhur apo ku i kishte ngelur hatri. 

Luizi nga ana tjetër e ka hequr Arbanën nga lista e ndjekësve në Instagram, por jo edhe e kundërta. Artisti shkodran arriti famë të madhe pas pjesëmarrjes në edicionin e dytë të Big Brother VIP Albania, ku edhe u shpall fitues.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco