Si është të bëhesh baba në moshën 80-vjeçare?! Flet Robert De Niro

Si është të bëhesh baba në moshën 80-vjeçare?! Flet Robert De Niro

16:33, 17/10/2023
A+ Aa A-

Robert De Niro, ylli 80-vjeçar u bë baba për herë të shtatë në prill, kur e dashura e tij Tiffany Chen, 45 vjeç, lindi një vajzë të vogël të quajtur Gia  dhe aktori tani ka pranuar se partnerja e bën pjesën më të madhe të "punës", por ndëkohë ai bën të pamundurën për ta mbështetur atë.

Ai tha për The Guardian: "Të kesh fëmijë nuk është e lehtë. Dua të them, unë nuk bëj një punë shumë të madhe. Jam aty për të, e mbështes të dashurën time, por ajo bën punën."

Kur u pyet nëse i pëlqen atësia, ylli i filmit u përgjigj: "Sigurisht që më pëlqen ... më pëlqen e gjithë kjo! Fëmijët e mi të rritur, nipërit e mbesat e mia. Unë nuk u flas fëmijëve të rritur ashtu siç flas me 11-vjeçaren time, megjithëse ajo është mjaft e zgjuar."

De Niro vazhdoi të fliste për shpresën e tij për të ardhmen dhe këmbënguli se një nga ambiciet e tij është të "qëndrojë gjallë".

Ai shtoi: "Sigurisht që mendoj për vdekjen, në moshën time ... unë jam i vetëdijshëm për këtë. Por është mirë të mendosh më shumë për kohën. Çdo verë , çdo sezon të ri, çdo gjë, ti thua: 'Epo, do t'i shfrytëzoj këta pak muaj të verës për të qenë me fëmijët e mi, me familjen time.'

"Unë nuk mund të pres deri në verën tjetër - nuk e di se çfarë do të ndodhë. Kështu që çdo gjë bëhet më e rëndësishme. Çdo gjë që bëj, në aspektin e kohës, është e rëndësishme. Çfarëdo që mendoni të bëni pas dy vitesh, më mirë mendojeni ta bëni atë tani."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco