Rita Ora nuk njihet në kopertinën e revistës dhe reagimet janë WOW

Rita Ora nuk njihet në kopertinën e revistës dhe reagimet janë WOW

11:02, 17/10/2023
A+ Aa A-

Jo vetëm ikonë e pop-it, por edhe një “kameleon” në transformimet e papritura në look dhe pamjen e jashtme.  Rita Ora i ka befasuar të gjithë me imazhin që ka zgjedhur për të qenë në kopertinën e revistës Antidote.

E njohur për ndryshimet e shpeshta, nga bluzat e shkurtra me thekë dhe zinxhirë deri tek çizmet e gjata dhe palltot me gëzof në mes të korrikut, Rita Ora di sesi të sjellë mjeshtërisht trendet e modës të paktën gjashtë herë në vit.

Image

Si një kameleon ndryshimesh, një nga transformimet më dramatike janë flokët, nga të gjatë, me onde, në të shkurtër dhe në nuancë bionde mjaltë, ky është modeli që ajo ka zgjedhur vitet e fundit.

Image

Por, në kopertinën e revistës Antidode duket se Rita ka bërë një kapërcim spektakolar. Me flokë në modelin bob, por për ta bërë ndryshimin më ekstrem, ka zgjedhur onde voluminoze tipike të viteve ’70.

Përveç detajit retro, flokët e Ritës ishin trajtuar me teknikën e lyerjes balayage (teknikë që ndryshon rrënjësisht pamjen e flokëve duke sjellë ndriçim dhe theksim të ngjyrës në tërësi). Shumë ikonë apo jo?

Nisur nga një vështrim në Instagramin e artistes, na bën të dyshojmë se mund të jenë thjesht paruke të zgjedhura enkas për kopertinën e revistës.

Sido që të jetë, Rita Ora di si të shkëlqejë, gjithmonë!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco