Lori Bala reagon pas debatit me Sardin

Lori Bala reagon pas debatit me Sardin

13:33, 16/10/2023
A+ Aa A-

“Dancing with the stars” ka nisur me disa debate të nxehta. Në mbrëmjen e së premtes, nuk pati vetëm përplasje mes Ina Kollçakut dhe Ilir Shaqirit, por edhe mes Lori Balës dhe Sardi Strugajt.

Lori tha: “Do të doja që Sardi të kërcente më shumë. Nuk është mjaftueshëm. Nuk je i impenjuar në performancë. Unë nuk jam dakord për këtë lloj performance”, duke theksuar se në gjysmën e kërcimit, Sardi kërceu, por s’ishte më i përkushtuar në pjesën tjetër.

Nga ana tjetër, Sardi i tha Lorit se duhet të jetë edhe në vendin e tyre, pasi sot është anëtare jurie, por më parë ka qenë edhe ajo balerinë.

“Lori ka qenë vjet konkurrente dhe nuk mendoj që e ulur në atë karrige duhet të flasë diçka për hir të karriges që ka. Mendoj që duhet ta kujtojë pak pozicionin që kishte vjet dhe të jetë më e futur në pozicionin tonë”.

Lori krahasoi kërcimin e saj me Salsano Rrapin (konkurrentin e vjetshëm): “Vjet kam bërë një (kërcim) kontemporane shumë të bukur me Salsanon dhe ai ka kërcyer shumë herë më shumë se ti”.
 
 “Kjo ishte e ulët”, u përgjigj Sardi.
 
Për të gjithë debatin, Lori bëri një reagim në Instagram, ku u shpreh:

“Dy fjalë për natën e mbrëmshme! “Dancing with the stars” është program ku kryefjala është kërcimi! Si profesioniste e vlerësuar nga njerëz profesionistë, këtë vit m’u bë ftesa të ulem në karrige dhe të gjykoj! Kjo ftesë u bë falë profesionalizmit, eksperiencës sime 9-vjeçare në “Dancing with the stars”, falë disiplinës dhe jokompromisit që unë kam në profesionin tim!”

Më tej, vijoi:
 
“Nuk jeni balerinë, e di!
Do toleroj? Patjetër, aty ku duhet!
Do gjykoj? Patjetër, se për këtë jam aty!”.
 
Lori shtoi:
 
“Kam qenë pjesë e skenës dhe sigurisht, V.I.P-at që kam pasur në krahë janë gjykuar, kam qenë apo jo dakord unë, me të drejtë apo pa të drejtë! E di më mirë se kushdo sakrificën dhe lodhjen mbrapa skene, por kjo nuk është gara! Rëndësi ka respekti dhe vlerësimi ndaj njëri-tjetrit! Secili është dikushi në profesionin e tij. Unë uroj që në fund të gjithë kësaj eksperience ta keni shijuar dhe pse jo, të rriteni artistikisht. Paqe dhe dashuri”, përfundoi ajo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco