Ja sekreti për foton më të mirë të pasaportës për 10 vitet e ardhshme

Ja sekreti për foton më të mirë të pasaportës për 10 vitet e ardhshme

19:14, 13/10/2023
A+ Aa A-

“Grimi i pasaportave” është tendenca më e fundit që po bëhet virale në TikTok, pasi të gjithë duan që të kenë foton më të mirë të pasaportës në përdorim për 10 vitet e ardhshme.

Hashtag-u #passportmakeup ka mbledhur 385.3 milionë shikime në TikTok dhe duket se nuk ka asnjë shenjë që të ndalojë.

Por, cili është sekreti për të bërë foton e përsosur të pasaportës që nuk varet vetëm nga këndi apo simetria? Elementët kryesorë të kësaj tendence dhe sekretet i zbulon grimierja Mata Mariélle si më poshtë:

-Filloni me një bazë të lehtë

 Kur bëhet fjalë për krijimin e bazës perfekte duhet një formulë e lehtë që lejon që shkëlqimin natyral i lëkurës. Një fondantinë në nuancën e lëkurës suaj është perfekte.

-Shto dimensionin

Pra, e thënë ndryshe ju duhet të keni fokusin tek konturimi i vijës së nofullës, sipër faqeve, hundës dhe mjekrës. Një highlight-er super i lehtë për një pamje sa më natyrale mund të jetë zgjedhje për ju.

-Vetullat natyrale, por të rregulluara

Vetullat janë çelësi për një portret të kuruar. “Produkti më i mirë në këtë rast është lapsi i vetullave, i cili është i përsosur për krijimin e vetullave natyrale,” sugjeron Mariélle.

-Theksoni sytë

Iluzioni i syve të mëdhenj, të vijëzuar me penel dhe qerpikë të gjatë tek pjesa fundore i japin thellësi shikimit dhe pamjes suaj.

-Shto shkëlqim te buzët

Për një ton sa më afër natyrales, zgjidhni një shkëlqyes që e vendosni mbi buzët e lyera sipas nuancës që ju preferoni.

-Një sprucues që fikson grimin

Ju doni foton më të mirë të pasaportës me grimin më rezistent të mundshëm…Aplikoni sprucues që fikson tualetin dhe jeni në rregull.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco